Sot për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit u bë inaugurimi i Këndit të Kurajos ku janë ekspozuar punimet e realizuara nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vendin tonë.

Në inaugurimin e këtij këndi Drejtoresha e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave, znj. Kadire Tahiraj u prit nga Kryetari i Komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini, zyrëtarja për barazi gjinore znj. Lindita Piraj, përfaqësues komunal dhe familjarë të dëshmorëve.

Kryetari i komunës, Bexhet Xheladini, tha se hapja e këtij kendi sot nuk shënon vetëm kujtimin e së kaluarës, vuajtjet dhe sakrificat, por është edhe një nismë dhe arsye që zëri i grave të mbijetuara nga lufta të dëgjohet me qëllim të mbështetjës dhe fuqizuimit të tyre.

©TVOPOJA