Një 29-vjeçar kishte arritur një marrëveshje me një person që në këmbim të shumës prej 1 mijë e 600 euro të shkonte ilegalisht në Austri.

Por plani i tij u prish pasi që policia e zuri atë pa e kaluar kufirin e Kosovës.

29-vjeçari u ndalua në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë në një veturë me targa serbe qe e drejtonte një shtetas i Serbisë.

Viktima kishte marrë premtime nga i dyshuari se do do t’i sigurohet hyrja pa vizë në Austri, nëse do ti paguante fillimisht njëqind euro të dyshuarit dhe shumën tjetër prej 1 mijë e 500 euro pasi të hynë në shtetin hungarez.

“Viktima tani më i kishte paguar njëqind(100) euro personit të dyshuar“, thuhet në njoftimin e policisë.