Nata e së pretës ishte një natë e rënd për banorët e komunës së Dragashit, pasi që në këtë të fundit rezultuan pozitiv dy rastet e para me Covid-19, ndersa sotë bëhën dy ditë që nuk është shënuar ndonjë rast tjeter edhe pse nga burime jo zyrtare televizioni Opoja ka mësuar se janë kryer tesitme për rastet që kan pasur kontakt me dy rastët e para.

Njoftimi i IShPK-së për ditën e sotme:
“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

©TVOPOJA