Në Restelicë të Dragashit, dje është arrestuar një person pasi që i njëjti në mëngjesin e të shtunës kishte vjedhur një lopë.

Sipas policisë, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Restelicë, Dragash, 04.07.2020-08:45. Më 06.07.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ankuesit mashkull kosovar i kishte vjedhur një lopë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.