Duke qenë se është vit zgjedhor për nivelin lokal, LDK i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për t’u përfaqësuar sa më denjësisht.Ndër të kandiduarit për asamblenë komunale është edhe Anesa Mehmeti.

Anesa thotë se para zgjedhësve vendos platformën partiake shumë atraktive për një qeverisje model dhe pa etiketa që deformojnë vullnetin qytetar dhe kërkesat e kohës ku duhet një çasje ndryshe për afirmimin e femrës sidomos në sferën e mësimdhënies me nivelin fillor.

Kemi një kandidat për kryetar, dr Bexhet Xheladinin, me traditë rugoviane, me përgatitje profesionale dhe me aftësi udhëheqëse. Unë thotë Anesa, poashtu vij nga një linjë e tillë me përcaktim të palëkundur.
Zgjedhësve u premtoj se do të sjell praktika të reja të bartjes dhe implementimit të zërit qytetar, figurës së gruas dhe kërkesave për hapësirë demokratike. Besoj se do të jem brenda asamblesë për këto arsye dhe shumë të tjera që do t’i shpalos gjatë fushatës dhe gjatë mandatit katërvjeçar.

Komuna jonë, thotë Anesa, ka nevojë për një qeverisje ku nuk do të ketë paternalizëm në kuptimin e prizmit gjinor dhe politik.Shpresoj se jam një zë i artikuluar brenda kuvendit dhe patjetër se do t’i përmbush premtimet nese më jepet mandati përnes vendimit qytetar. Me ndihmën e të Madhit Zot dhe me angazhimin tonë do t’ia dalim.
I dëshirojmë suksese Anesës në udhëtimin e saj drejt asamblesë.

“Ky artikull është sponsorizuar nga subjekti politik për zgjedhjet lokale në Dragash”