Njoftohen qytetarët e Komunës së Dragashit se në kuadër të Ditës së Flamurit- 28 Nëntorit,
Komuna e Dragashit organizon aktivitete të ndryshme.

Të mërkurën, më 27/11/2019, me fillim nga ora 11:00, në oborrin e Muzeut Etnologjik të
Komunës së Dragashit, do të mbahet programi artistik kulturor kushtuar Ditës së Flamurit.
Më pas, duke filluar nga ora 15:30, do të organizohet futbolli i vogël me shkollat e futbollit, nga Kosova e Shqipëria, në Qendrën Sportive “Aroma”, në fshatin Buzes.

Të enjtën, më datë 28/11/2019, me fillim nga ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së
Dragashit, mbahet Akademia Solemne kushtuar kësaj feste, për të vazhduar më pas me vendosjen e kurorave në Shtatoren e Adem Jasharit, Varrezave të Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe.

Mirë ardhshi!