Kryetari Xheladini kërkon binjakëzim me Kocaelin, investime dhe një kamion zjarrfikës

Politik23 hours ago59 shikime

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka përmbyllur një agjendë intensive takimesh gjatë vizitës zyrtare në Bashkinë Metropolitane të Kocaelit në Turqi, një qytet me rreth 2.2 milionë banorë. Në qendër të kësaj vizite ishte takimi tejet i frytshëm me kryebashkiakun e Kocaelit, Tahir Büyükakın, të cilit kryetari Xheladini i dorëzoi zyrtarisht tri kërkesa të rëndësishme: binjakëzimin e dy komunave, mbështetjen për tërheqjen e investitorëve dhe dhurimin e një kamioni zjarrfikës për rritjen e sigurisë së qytetarëve tanë.

Fokusi kryesor i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik. Për këtë qëllim, delegacioni zhvilloi takime të ndara me krerët e tri odave kryesore: Odën Industriale të Kocaelit, Odën e Tregtisë në Gebze dhe atë në Körfez. Të tria odat shprehën vullnet dhe gatishmëri të plotë për të bashkëpunuar dhe për të shqyrtuar mundësitë e investimeve në Dragash. Përtej agjendës ekonomike, delegacioni pati nderin të marrë pjesë në ceremoninë solemne të rihapjes së Xhamisë Historike “Orhan” (e ndërtuar në vitin 1300) në Izmit, pas restaurimit të saj.

E gjithë vizita u përcoll me një mikpritje të jashtëzakonshme, e cila u kurorëzua me një darkë nderi të shtruar nga kryebashkiaku Büyükakın dhe guvernatori i Kocaelit, İlhami Aktaş. Kryetari Xheladini u shpreh i fascinuar nga kultura, organizimi dhe profesionalizmi i institucioneve turke, duke theksuar se kjo përvojë shërben si një urë e fortë bashkëpunimi dhe një mundësi e artë për të marrë shembuj konkretë zhvillimi, të cilët së shpejti pritet të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për Komunën e Dragashit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...