
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2026/2027, ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash ka mirëpritur nxënësit e klasave të 10-ta, të cilët po nisin një etapë të re në rrugëtimin e tyre arsimor.
Drejtori i shkollës u ka uruar nxënësve mirëseardhje dhe një fillim të mbarë të vitit shkollor, duke theksuar rëndësinë e dijes, punës, përgjegjësisë, respektit dhe bashkëpunimit.
Gjatë pritjes është theksuar edhe rëndësia e respektimit të rregullave të shkollës dhe krijimit të një ambienti të sigurt dhe të përshtatshëm për mësim.
Drejtoria e ShML “Ruzhdi Berisha” u ka uruar nxënësve suksese, arritje dhe një rrugëtim të mbarë gjatë viteve të shkollës së mesme, duke siguruar mbështetjen e vazhdueshme të mësimdhënësve dhe stafit të shkollës.