Projektbuxheti i Dragashit për 2027 dorëzohet në Kuvend

Institucione8 hours ago45 shikime

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, sot ia ka dorëzuar kryesuesit të Kuvendit Komunal, Resul Fetahu, Projektbuxhetin komunal për vitin 2027.

Sipas njoftimit të Komunës, dorëzimi është bërë brenda afateve ligjore të përcaktuara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Projektbuxheti përfshin Listën preliminare të Investimeve Kapitale për vitin 2027, projeksionet buxhetore për periudhën 2027–2029, si dhe planin e ndarjeve buxhetore sipas drejtorive për këtë periudhë.

Komuna njofton se hartimi i Projektbuxhetit është bërë pas zhvillimit të dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe grupe të ndryshme të interesit.

Projektbuxheti tash pritet të shqyrtohet në Kuvendin Komunal të Dragashit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...