Kandidati i AAK-së për asamble komunale në zgjedhjet e fundit lokale Kasim Qafleshi ka bërë një reagim ndaj ish kryetarit të degës së LDK-së në Dragash .

Si një simpatizantë i vjetër i LDK-së qysh në vitet e 90-ta e që sot më është në një subjekt tjetër politik Kasimi ka vendosur që të reagojë ndaj Rugovistëve të rinjë në ketë subjekt politik.

Ai thotë se kur jemi tek LDK-JA profesor Seli është ndoshta personi i fundit që mund të mbrojë ndonjë apo edhe të flas për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ky është reagimi i tij i ardhur në redaksinë tonë:

ATËHERË KUR ISHIM LDK

Po më kujtohen vitet e 90-ta kur të gjithë ishim LDK.Thuajse çdo familje ishim në atë “shtëpi të vjetër” përveç strukturave të komunizmit që  frymonin atë kohë dhe si urithët të shfaqeshin kudo.
Por aktiviteti i kësaj “shtëpie” asnjëherë nuk është ndalur.E kam thënë disa herë dhe po e them prapë.Të gjitha meritat gjithëmonë do të mbesin tek profesori i ndjer Ruzhdi Berisha.Ai ishte me të vërtetë LDK.

Unë sot jam pjesë e AAK-së dhe padyshim që jam pjesë e atij subjekti,edhe pse dikush do të më paragjykoj që sot po shkruaj pikërisht për LDK.

Është kjo pjesë që nuk më takon,por kur i shoh disa klandestinë që sot mundohen të mbrojnë LDK-në,më ik truri.Seriozisht më ik truri.
Si pa dashje sot e pashë një reagim të Selim Kryeziut duke mbrojutur strukturat e LDK-së.Disi shumë qesharake.Sa qesharake aq edhe e dhimbshme.Por megjithatë ka të drejtë.

Kur jemi tek LDK,profesor Seli duhet të jetë i fundit ai që duhet të flas për këtë gjë.Jo rastësisht po më kujtohet një anekdotë e vjetër:
– Diku në një zonë rurale në Kosovë kishte qënë një vajzë jo aq e rehatshme dhe  kishte pasur shumë dashnorë.Dhe një ditë ajo mbetet shtatzënë.Mblidhen pleqnarët e fshatit dhe e pyesin: – A e di se kush ishte ai që të la shtatzënë?
Vajza përgjigjet: – Nuk e di…Sepse unë MIRË ME ATË MIRË ME KËTË…

Kisha dashur të di edhe profesor Seli në cilën anë bën pjesë,me ATË ( Isa Mustafën) apo me KËTË (Abdixhikun)  ?!
Më fal profesor,asgjë personale.Por ju jeni i fundit që duhet të reagoni sa i përketë LDK-së.
Më e mira të mirës është që ju mos të shfaqeni fare në publik.E di që nuk të pëlqen.

Atëherë të gjithë ishim LDK dhe kjo ishte një heroizëm.Meqë është fjala për të mbrojtur këtë “shtëpi të vjetër” nuk e di qfarë të kujton ty prof i nderuar viti ’96 dhe ’97.Unë kam qënë 12 përkatsisht 13 vjeçar.Por më kujtohet fare mirë kur mbledhjet e degës së LDK-së të Dragashit atë kohë mbaheshin në shtëpinë tonë.Herë ditën e herë natën.Dhe këtë mund të ta dëshmojnë të gjallët Halim Shemsidini,Shaban Halimi,Bexhet Xheladini etj. sepse profesor Ruzhdiu tashmë dihet ku është.

Për të ju ikur strukturave të UDB-së të asaj kohe,grumbullimi bëhej tek kusheriri im që na ndante vetëm një mur,dhe nga një derë e vogël që edhe sot egziston,kalonin në oborrin tonë.
Babai im bënte roje në koridor me dritat fikur,kurse gjyshi im ruante derën dhe oborrin në tërësi kurse tavani gjithëmonë qëndronte hapur i gatshëm për tu fshehur.
Profesor Seli,çudi po më vjen se nuk të kam parë atëherë gjatë atyre mbledhjeve.Gjithëmonë thonë, mos u bëj më Papë se Papa.
Nejse…Ska gjë.Po më vjen shumë mirë që po e mbron “shtëpinë” tënde të re.
Por ” shtëpia” e vjetër thonë është shumë më e bereqetshme.

Sot rinia e komunës së Dragashit bredhë rrugëve të Evropës.Po zbrazët ai vend.Kurse ju luani me fatin e secilit.U manipuluan,nuk u manipuluan…u vjedhën nuk u vjedhën votat.Kjo pak rëndësi ka sa ka rëndësi zbrasja e vendit.
Profesor Seli,kushdo që ka manipuluar me vota,hajrin ia paftë burgut.
Ajo çfarë më irritoj pa masë ishte edhe inkuadrimi i z.Qamil Kolloni në njërin nga televizionet tona ku i ftuar ishte kryetari aktual Shaban Shabani.

Deklarimi i z.Kolloni kinse PDK në Dragash po nxit konflikt ndërmjet simpatizantëve të të dyja palëve ishte i pa vërtetë.Shumë më konflikt-nxitëse ishte deklarata e vet zotëri Kollonit.Pa dashur të mbroj PDK-në e as LDK-në,dua të them se rininë të cilën e ka Dragashi është shembull në gjithë Kosovën.

Pretendimet për të hudhë shkëndija zjarri mbi rininë,vetëm e vetëm për përfitime politike,gjithëmonë do të jenë të kota nga kushdo qoftë e sidoemos në Dragash.
Sot,më i rëndësishëm është uniteti se sa individi,andaj ruajeni.