Dragashi fiton Grantin e Performancës Komunale

Institucione5 hours ago54 shikime

Sot, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), u nënshkrua Granti i Performancës Komunale për Komunën e Dragashit, në vlerë prej 883,837.56 euro. Ky grant do të investohet në realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e komunës.

Me këtë rast, u shpreh mirënjohje e veçantë për stafin komunal, i cili me përkushtim dhe punë të palodhshme ka bërë të mundur që Dragashi të renditet ndër pesë komunat fituese të këtij granti të rëndësishëm.

Ky sukses është rezultat i angazhimit të përbashkët dhe shënon një motivim të ri për të vazhduar punën me përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.

Dragashi konfirmon edhe një herë traditën e performancës së lartë në qeverisjen lokale.

© TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...