
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash ka publikuar një njoftim për qytetarët, duke i ftuar që më 17 shkurt 2026, me fillim nga ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” – Prishtinë, të marrin pjesë në protestën me moton: “Drejtësi, jo politikë”.
Për të lehtësuar pjesëmarrjen, është organizuar transport i dedikuar sipas këtij orari:
Nisja nga fshati Zaplluxhe – ora 10:30
Nisja nga Dragashi – ora 11:00
Në njoftimin e degës së PDK-së në Dragash theksohet se pjesëmarrja e qytetarëve është shumë e rëndësishme, duke u bërë thirrje të gjithë të bashkohen në këtë protestë për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e vendit.
©TVOPOJA