
Në Dragash u zhvillua një takim mes kryetarit të Komunës dhe drejtorit të Zyrës Rajonale të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në Prizren, z. Drilon Bytyqi, i shoqëruar nga zyrtari ligjor, z. Fahridin Purova.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për çështje me rëndësi që lidhen me pronat në territorin e komunës. Palët u dakorduan që ky bashkëpunim të intensifikohet dhe së shpejti të formalizohet përmes një marrëveshjeje të shkruar.
Komuna e Dragashit ka theksuar përkushtimin e saj në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme institucionale, duke i vënë në funksion të interesit publik dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.
©TVOPOJA