Komuna e Dragashit hap thirrjen për subvencionimin e ushqimit për blegtorët dhe bletarët

Bujqësi1 minute ago3 shikime

Komuna e Dragashit hap thirrjen për subvencionimin e ushqimit për blegtorët dhe bletarët
Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Dragashit ka shpallur thirrjen publike (e hapur nga 11 deri më 25 nëntor 2026) për subvencionimin e ushqimit për gjedhe, dele, dhi, shpezë dhe bletë. Fermerët e regjistruar që plotësojnë kriteret e numrit minimal të krerëve/koshereve dhe ofrojnë dokumentacionin e rregullt, përfshirë faturat e blerjes, do të përfitojnë mbështetje financiare nga 0.20 € deri në 30 € për krerë (sipas llojit), me synim lehtësimin e kostove dhe mbështetjen e prodhimtarisë bujqësore e blegtorale në këtë rajon.
Kush mund të përfitojë? Të drejtë aplikimi kanë fermerët e regjistruar në Komunën e Dragashit (me numër NIF), të cilët mbarështojnë:
  • Së paku 5 krerë gjedhe qumështore.
  • Së paku 30 krerë dele për mbarsmëri.
  • Së paku 20 krerë dhi.
  • Së paku 500 pula vojse.
  • Së paku 200 fëllënza vojse.
  • Së paku 30 koshere me bletë.
Kafshët duhet të jenë të matrikuluara dhe të regjistruara në Sistemin e Identifikimit dhe të Regjistrimit të Kafshëve në AUV.
Vlera e subvencionimit (për krerë):
  • Gjedhe qumështore: 30 €
  • Dele dhe dhi qumështore: 3 €
  • Bletë: 3 € për koshere
  • Pula vojse: 0.20 €
  • Fëllënza vojse: 0.30 €
Dokumentacioni i nevojshëm: Për të aplikuar, fermerët duhet të dorëzojnë:
  • Fletë aplikacionin (merret në Zyrën Pritëse komunale).
  • Kopjen e letërnjoftimit dhe konfirmimin e llogarisë bankare aktive.
  • Kopjen e vërtetimit të regjistrit të lëshuar nga AUV.
  • Për pulat dhe fëllënzat: kopjen e dëshmisë nga veterinari për vaksinimin e tufës.
  • Për bletët: vërtetimin e numrit të bletëve lëshuar nga Drejtoria për Bujqësi.
  • Për delet: vërtetimin e vaksinimit të qenve kundër tërbimit.
  • Faturat e rregullta që dëshmojnë blerjen e ushqimeve të koncentruara, drithërave (ose medikamenteve për bletët) në bazë të numrit të krerëve. Faturat dorëzohen me rastin e aplikimit.

 

Afati i aplikimit: Aplikimi është i hapur nga data 11 nëntor 2026 deri më 25 nëntor 2026. Dokumentet duhet të protokollohen në Zyrën e Pranimit, drejtuar Drejtoratit për Bujqësi.
Ky projekt synon zvogëlimin e shpenzimeve të prodhimit, rritjen e të hyrave në fermë dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimeve bujqësore në Dragash.
©TVOPOJA
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...