UEFA ka vendosur që të lejojë rikthimin e tifozëve në stadiume, duke filluar nga java e tjetër.
Shtëpia më e madhe e futbollit, do të lejojë rikthimin e tifozëve në ndeshjet e kombëtareve në Ligën e Kombeve.
Sipas UEFA-s, stadiumi duhet të mbushet me tifozë vetëm deri në 30 për qind të kapacitetit, ku do të lejohen vetëm mbështetësit e kombëtares vendase.
Kjo do të mundësojë rikthimin e tifozëve në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Sllovenisë, që luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 11 tetor.
Lajmi.net mëson se Federata e Futbollit të Kosovës është e gatshme për hapjen e stadiumit për tifozët, por do të kërkojë leje edhe nga institucionet shëndetësore të vendit.
Do të jenë institucionet shëndetësore që do të vendosin nëse duhet të lejohet hapja e stadiumit, në bazë të situatës me COVID-19 në Kosovë.
Ndeshja e fundit që Kosova ka zhvilluar me tifozë në ‘Fadil Vokrri’ ka qenë ajo me Anglinë, në nëntorin e vitit të kaluar.