Apel nga QKMF “Adem Berisha” në Dragash: Vaksinoni fëmijët kundër fruthit, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Shëndetësi, AktualitetYesterday58 shikime

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Adem Berisha” në Dragash u ka bërë thirrje publike të gjithë prindërve që të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre kundër fruthit. Ky njoftim vjen pas të dhënave shqetësuese të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), sipas të cilave, nga 16 prilli deri më 25 tetor 2026 janë konfirmuar 242 raste me fruth në nivel vendi, ku mbi 95% e personave të prekur ishin të pavaksinuar me vaksinën MMR.

Nga QKMF rikujtojnë se fruthi është një sëmundje tejet ngjitëse që mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore, ndërsa vaksinimi me kohë mbetet mënyra më e mirë dhe më e sigurt për mbrojtjen e fëmijëve dhe të gjithë komunitetit.

Për këtë arsye, prindërit udhëzohen të kontrollojnë me vëmendje kartelën e vaksinimit të fëmijës së tyre. Nëse vërehet se ka mbetur pa marrë ndonjë dozë të vaksinës MMR, kërkohet që të kontaktohet menjëherë ekipi i vaksinimit pranë QKMF-së në Dragash.

Mbrojini fëmijët – vaksinoni me kohë!

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...