Pas shumë problemeve që e kan ndjekur vit pas viti klubin e futbollit Opoja, duket se më në fundë po shihet drita nga fundi i tunelit, KF Opoja njofton se pas negociatave është vendosur që në krye të klubit të jet Ardian Muhameti, pronar i kompanis “Ard Com” shpk..
Sezonin e kalur Opoja dha shpresa me rezultate shumë të mira dhe pozitive e arriti ta përfundoj ligën në top shatshe, pas këtyre rezultateve tejet pozitive u mëndua se u gjet çelsi i suksesit për talentët e Opojës.
Me shumë pozitivitet e vullnet u prit sezoni i ri, loja e parë e stinorit të ri po luhej në stadiumin e qytetit si vëndas pas një kohe të gjat që ndeshjet u zhvilluan stadiumin “Perparim Thaqi” në Prizren, por kjo ndeshje nuk u lujat për shkaqe të dokumentave dhe KF Opoja e filloi sezonin me 3 pikë në tavolin.
Pas kësaj ndeshje gjithçka filloi të shkonte keq nga ajo ndeshje e deri sot në 14 ndeshje u grumbulluan vetëm 5 pikë me një golaverazh -22 gola, këto rezultate ndodhen si shkak i përqarjeve të lejtareve dhe largimit nga klubi të disa prej tyre.
Pas negociatave të gjata dhe pas konsultimeve të gjëra me të gjitha strukturat e klubit dhe akterët tjerë të rëndësishem është vendosur që kryetar i klubit të jetë Ardian Muhameti pronar i kompanisë ‘Ard Com’ sh.p.k..
Një ndryshim thelbesor që ishte mëse i nevojshëm brenda klubit në mënyr që të arrihen edhe rezultatet, kryetari i ri brenda një afati të arsyeshëm pritet që të propozojë strukturat drejtuese dhe të prezantoj planin e detajuar të punës dhe ristrukturimit me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira në sezonen pranverore.
Në një intervist për TV Opoja, Ardiani shprehët:
“Ne si kompani e kemi parë të arsyeshme intervenimin në klubin e Opojës në mënyr që të gjith talentët e ri të Opojës të kenë një portë se ku mund të drejtohen, klubi kohën e fundit kishte një rënje të madhe dhe ne do mundihemi me punë shumë të madhe ta rikthejm në stabilitet dhe në një klub me plot seriozitet.
Pritet që në ditet në vazhdim ti prezentoj edhe strukturat drejtuese brenda klubit e që do jenë njerëz adekuat me përvoj të madhe në fushen e futbollit, me një punë të madhe e me vullnet shpresojmë ti rikthejmë rezultatet në favorin tonë e pse jo shumë shpejt ta arrijme edhe ligën e parë e ndonjë ditë edhe superligen e Kosoves.”
Në një komunikat për opinionin e gjërë edhe klubi i futbollit Opoja nëpermjet rrjetit social facebook njoftoi fansat për ndryshimet brenda klubit:
Komunikatë për Opinion
Klubi futbollistik ‘Opoja’ njofton futbolldashesit dhe mbarë opinionin publik se ne kuadër të ristrukturimit,pas negociatave të gjata dhe pas konsultimeve të gjëra me të gjitha strukturat e klubit dhe akterët tjerë të rëndësishem është vendosur që kryetar i klubit të jetë Ardian Muhameti pronar i kompanisë ‘Ard Com’ sh.p.k. Mbetet që kryetari i ri i klubit brenda një afati të arsyeshëm të propozojë strukturat drejtuese dhe të prezantoj planin e detajuar të punës dhe ristrukturimit me qëllim arritjen e rrezulltateve sa më të mira në sezonen pranverore. Kryetarit të ri i urojm suksese në punë dhe realizimin e objektivave!
©TVOPOJA