Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Dragashit për bashkëpunim në fushat e interesit të përbashkët. Marrëveshja është nënshkruar të hënë në mes të Rektorit të Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe kryetarit të Dragashit, Shaban Shabanin .
Palët pajtohen që për interesa të përbashkëta të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe ngrisin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes të tyre, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik, dhe ngritjen profesionale të studentëve të Universitetit.

Komuna e Dragashit dhe Universiteti “Ukshin HOTI” i Prizrenit së bashku do të kontribuojnë në drejtimin të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit ë sektorit edukativ dhe profesional, ofrimin e shërbimeve përkatëse për këtë universitet, gjenerimin e punësimit dhe zvogëlimin e papunësisë. Në këtë aspekt, Universiteti i Prizrenit do t’iu ofrojë ndihmë shkencore-profesionale të komunave me shërbimet e veta.
Komunat do të pranojnë në baza mujore një numër të studentëve të Universitetit“Ukshin HOTI” të Prizrenit për të bërë praktikën profesionale nëpër zyrat e Komunës dhe institucioneve vartëse.

Po ashtu komunat angazhohen që të ofrojnë bursa për studentët më të dalluar të Universitetit dhe me gjendje të rënduar ekonomike, përfshirë edhe familjet e dëshmorëve.

Gjithashtu komunat dhe Universiteti “Ukshin HOTI” pajtohen që për nevoja të tyre të shkëmbejnë ekspertë dhe përvojat e tyre në fushat e caktuara, që kanë kapacitete dy palët., dhe për shfrytëzimin e institucioneve dhe hapësirave komunale për studentët, si: Bibliotekës Komunale, Qendra Sportive, fushave sportive, institucionet kulturore komunale, etj.;