Në universitetin ”Ukshin Hoti” në Prizren sot janë mbajtur  zgjedhjet për dekanët në njësitë akademike për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, shkruan Gazeta e Re

Zgjedhjet për dekanët e katër fakulteteve kanë përfunduar ndërkaq për zgjedhjen e dekanëve për dy fakultete të tjerë (Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin Ekonomik) procesi do të përsëritet

Në Fakultetin Juridik është zgjedhur dekan Prof. Asoc. Dr. Muharrem Faiku, i cili që nga viti 2015 ligjëron në këtë fakultet në lëndët si E drejta Civile, E Drejta civile pjesa e përgjithshme, E Drejta familjare dhe trashëgimore ,E Drejta e detyrimeve, E Drejta procedurale civile./Gazetaere