Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Dragashit, Pajtesa Berisha, sot ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ibrahim Ejupin nga LVV-ja në Dragash për konfirmuar se asamblistja e partisë së tyre ka kaluar në LDK VV-së u akuzua se ka kaluar në LDK që të i punësohet vëllai dhe xhaxhai.

Paparaci ka kontaktuar me kryetarin e Dragjashit, Bexhet Xheladini i cili i ka mohuar këto akuza.

Për më tepër ai është shprehur se asambleistja Pajtesa Berisha gjithmonë ka qenë në LDK.

“Biseda me atë nuk kemi pasur dhe unë si kryetar nuk kam marrë pjesë në kësi lloj biseda fare. Ata kanë qenë çdoherë “dem baba dem” në LDK edhe familja e burrit edhe e babës edhe ajo asambleieste është bërë me vota të LDK-së nga ana e Listës Vjosa e kanë votuar njerëzit e LDK-së”, u shpreh Xheladini.

Xheladini tutje ka thënë se kurrë nuk ka biseduar me Berishën por vetëm janë përshëndetur rastësisht në një mbledhje të komitetit.

“Unë absolutisht nuk kam pasur me atë person bile për herë të parë jam përshëndet dje në komitet me të, kurrë nuk kam biseduar me atë vajzë”, ka thënë ai për Paparacin.

Ndërkohë që sot Komuna e Dragashit ka zgjedhur nënkryetari për komunitete. Me 14 vota pro, 3 kundër dhe 10 abstenime, Fejsal Haliloviç nga JGP, është zgjedhur në këtë pozitë./Paparaci.com