Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, përmes një vendimi ka emëruar Munazer Kuka si Drejtorin për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Inspekcione, raporton televizioni Opoja.

Ky vendim është berë publik nga dega e Levizjes Vetëvendosje në Sharr.

Sipas vendimit, Munazer Kuka, ka filluar punën si drejtor me 01.03.2022.

Kujtojmë që Munazer Kuka në fillim ishte propozuar si nënkryetar i Dragashit për Komunitete, por që partit opizitare ishin kundër emërimit të tij në atë pozitë.

Për ketë emërimi politik ka reaguar edhe Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Sharr e ku sipas tyre partia në pushtet po i shpaguan borxhet e saja.