Zyrtari i Vetëvendosjes në Sharr, Filiz Mustafa, ka reaguar pasi LDK-ja ka thirrur seancë për shkarkimin e kryesusit të Kuvendìt Komunal, Uran Halimi, raporton televizioni Opoja.

Ai thotë se LDK-ja në mes të bashkëpunimut me LVV-në dhe JGP-në, ka zgjedhur këtë të fundit, e që sipas tij ky bashkëpunim është i dëmshëm për komunën e Dragashit dhe Kosovën.

“LDK-ja në Sharr në mes të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! për të mbrojtur interesat e vendit e të komunës dhe bashkëpunimit me JGP-në për t’i dëmtuar ato, ka zgjedhur këtë të dytën.

Ndonëse nuk besoj që janë të vetëdijshëm për këtë gjë, veprimet e tyre kanë treguar se gjejnë vend vetëm tek interesi për forcimin e strukturave paralele sërbe, që është qëllim hegjemonist sërb gjithsesi.”, ka shkruar Mustafa, përcjell televizioni Opoja.

Ky është reagimi i plotë:

LDK-ja në Sharr në mes të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! për të mbrojtur interesat e vendit e të komunës dhe bashkëpunimit me JGP-në për t’i dëmtuar ato, ka zgjedhur këtë të dytën.

Ndonëse nuk besoj që janë të vetëdijshëm për këtë gjë, veprimet e tyre kanë treguar se gjejnë vend vetëm tek interesi për forcimin e strukturave paralele sërbe, që është qëllim hegjemonist sërb gjithsesi:

  1. Shkelin marrëveshjen me LVV për bashkëqeverisje, vetëm pse u kërkohet që subjekti JGP të mos përfshihet në ekzekutiv duke ditur veprimtarinë e tyre në strukturat paralele në pjesën e Gorës;
  2. Emërohet nënkryetar për komunitetet Fesal Halilovic, djali i Abdullah Halilovic, i cili është zyrtar për shërbime sociale në kuadër të komunës ilegale paralele të Vranicit në Gore;
  3. Planifikojnë manipulime me konkurse në arsim, gjë të cilën e kanë marrëveshje në kuadër të pazareve të tjera që kanë bërë me JGP.

Ndërkohë që qëllimi i Sërbisë është që në komunën e Sharrit nga partitë e komuniteteve të forcohet JGP e cila historikisht ka qëndrime të njëjta e në kundërshtim me kushtetuetshmërinë e Republikës së Kosovës, LDK-ja dhe kryetari i komunës, ish ushtari i UÇK-së, Bexhet Xheladini, ndihmojnë në realizimin e këtij qëllimi. Përjashtojnë nga mundësia e bashkëpunimit partinë më të madhe komunitare VAKAT, manipulojnë me dy nga asambleistët e saj duke bërë pazare individuale për t’i siguruar numrat në Kuvendin Komunal, dhe planifikojnë të qeverisin me JGP-në e cila është ura lidhëse në mes të Sërbisë dhe strukturave paralele të saj në pjesën e Gorës.

Sëfundmi paskan inicuar shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal nga rradhët e Lëvizjes, Uran Halimi. Besoj e shpresoj që partitë opozitare, do t’i prishin matematikat kalkuluese të pushtetit, duke mos votuar për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Këtë qeverisje komunale antikombëtare duhet dhe do ta ndalim.