Kryesuesi i Kuvendit të Komunës në Dragash, Resul Fetahu, ka caktuar mbledhjen e parë të jashtëzakonshme — të dhjetën me radhë — për vitin 2026 të Kuvendit Komunal. Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur në të njëjtën ditë kur do të mbahet edhe mbledhja e 9-të dhe do të vazhdojë menjëherë pas përfundimit të saj.
Mbledhja e jashtëzakonshme do të zhvillohet më 26 nëntor 2026, me fillim nga ora 13:30, në sallën e Kuvendit të Komunës në Dragash.
Në rendin e ditës të propozuar për këtë seancë është vetëm një pikë: shqyrtimi dhe vendosja lidhur me propozimin e banorëve për zëvendësimin e lokacionit ekzistues me lokacionin e ri të propozuar në Zonën Kadastrale (ZK) Vranishtë.
Sipas njoftimit zyrtar, të dhënat e parcelave të përfshira në këtë propozim janë:
- Lokacioni ekzistues: Parcella nr. P-70604010-00896-0, me sipërfaqe prej 6,688 m²;
- Lokacioni i ri i propozuar: Parcella nr. P-70604010-0967-0, me sipërfaqe prej 477,748 m².
Bashkë me thirrjen për mbledhje, si shtojcë është bashkëngjitur edhe materiali për pikën e lartcekur të rendit të ditës.
©TVOPOJA