Në Brrut mbahet orë përkujtimore për veprimtarinë e Ibrahim Skenderit

Shoqata2 minutes ago6 shikime

Në fshatin Brrut të Opojës është organizuar sot një orë përkujtimore kushtuar veprimtarisë poliedrike të Ibrahim Skenderit, me rastin e përvjetorit të shkuarjes së tij në amshim. Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Kulturore “Ymer Prizreni”.

Në këtë takim morën pjesë studiues, shkrimtarë, veprimtarë dhe punonjës të arsimit nga Opoja e më gjerë. Ngjarjen e përshëndetën deputeti Filiz Mustafa dhe ish-kryetari i komunës, Shaban Shabani, krahas personaliteteve të tjera si dr. Sadri Hulaj, Jakup Susuri e Syri Ramadani.

Gjatë orës përkujtimore, autorë dhe studiues të ndryshëm paraqitën punime mbi krijimtarinë dhe kontributin e Ibrahim Skenderit në fusha të ndryshme, përfshirë poezinë, prozën, dramën për fëmijë, artin figurativ, historinë, trashëgiminë kulturore, gjuhën, si dhe veprimtarinë e tij arsimore e pedagogjike. Po ashtu, u lexuan edhe pjesë nga punimet e disa autorëve që gjendeshin jashtë shtetit.

Në përmbyllje të takimit, të pranishmëve iu shpërnda libri me titull “Ibrahim Skenderi – Portreti që vazhdon”, i përgatitur nga Bedri Halimi.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...