Ditëlind Reshiti nga fshati Brodosanë, komuna e Dragashit, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se i është vjedhur makina e tij personale e tipit Golf 5, raporton televizioni Opoja.

Sipas tij makina ka qënë e parkuar tek oborri i Galerisë Kombëtare të Arteve, pranë Fakultetit të Edukimit, mbrapa Bibliotekës Kombëtare.

Ky rast është raportuar edhe tek Policia e Kosovës ku organet kompetente po merren me rastin.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Miq t’nderum, nga dita e djeshme makinën time (GOLF 5 ngjyrë hiri me tabela 04 956 HK) e kam raportuar si të vjedhur.
Makina ka qënë e parkuar tek oborri i Galerisë Kombëtare të Arteve, pranë Fakultetit të Edukimit, mbrapa Bibliotekës Kombëtare.
Rasti është raportuar në Polici me kohë dhe organet kompetente po merren me të.

Uroj që raste të këtilla të mos keni asnjë nga ju.