Koncepti “Neoshqiptarizëm” ishte zhvilluar përgjatë viteve 30-ta të shekullit të kaluar, në mënyrë të veçantë me të u morën Branko Merxhani dhe Vangjel Koqo. Neoshqiptarizma ishte e përqendruar të unifikonte qenien shqiptare në planin kulturor më pas edhe si platformë politike. Por nuk duhet harruar se qenia shqiptare (prej 92.000 km2 nga koha e Ismail Qemalit), po tkurrej vazhdimisht dhe ishte e kërcenuar edhe me zhdukje fizike. Pra degëzimet e Neoshqiptarizmës ishin të shumta. Ajo përherë thirrej në modelin që e kirjuan rilindasit.

Vetëvendosje dhe Albin KURTI, janë dy kompontetët kryesorë të Neoshqiptarizmës sot. E para është platforma subjektive dhe teorike, kurse i dyti (Albin Kurti) është qenia e gjallë dhe mishërimi objektiv i kësaj teorie.

Ndarja dhe parcializimi i shqiptarëve nuk ka të bëje me strukturën gjeografike, por në aspektin konceptual dhe ontologjik. Shqiptarët sot janë të shtrirë në disa shtete në Ballkan duke formuar pakica parcializuese dhe pasive në aspektin politik tek shtetet që i përkasin. Mirëpo janë edhe 2 shtete me shumicë shqiptare që po ti shohesh nga afër luajnë po të njëjtin rol sikurse pakicat. Problemi nuk qëndron këtu, sepse gjermanët sot jetojnë në tre shtete të ndryshme në Europë por në aspektin kombëtarë ata funksionojnë si një trup. Problemi qëndron tjeter kund.

Entitetit fizik i duhet një prezencë e fortë kulturore e cila do të krijojë një imponim në strukturën poltike, e kundërta sjell zhdukje totale.
Unifkimi dhe bashkimi kombëtar nuk fillon me kufijtë por me mendimet, kurse mendimet filojnë nga arsyeja ose nga akti i të menduarit të njejtë. Rilindasit këtë e kishin në synim.

Europa doli nga errësira atëherë kur njëzëri e pranuar Arsyen si prijëse kundrejtë dogmave kishtare, kurse Idealin e Europës së madhe si Mit.

Rilindasit e nxorën dhe kultivuan mitin e Skënderbeut, si simboli i vetëm unifikues dhe i përbashkët me Europën, kurse atdheun si Ideal të shenjtë.

Ajo çfarë Vetëvendosje po synonë, është vetëm vazhdimësia kontinuitive e Idealit të rilindasve dhe ideatorëve të neoshqiptarizmës. Synon ta bartë qenien shqiptare nga rrafshi fizik në atë mendor konceptual. Synon ti zhdukë barierat fizike të kufijve dhe të krijojë një komb virtual, ku nuk është më tepër shqiptar ai i cili jeton në Kosovë, nga ai i cili jeton në Gjermani ose nuk është më tepër shqiptar një njeri që jeton në Shqipëri sesa ai që jeton në Preshevë. Shqiptarizma përmes Vetëvendosjes shëndërrohet në Ideal e cila e pret momentin ta thurë veten në pelhurën hyjnore të quajtur Botë. Këtë mund ta argumentoj me dy gjestet politike të Albinit: njëra ligji zgjedhor për shqiptarët në mërgim, dhe tjetra pjesmarrja në zgjedhjet në Shqipëri. Nëse vendosën në linjë të drejtë shihet qartë se Vetëvendosje po punon për unifikimin konceptual të shqiptarëve në botë. Të dy veprimet janë orvatje për tua larguar shqiptarëve prangat dhe sigurimin e lirisë poltike.

Vetëvendosje ia ka arritur që ti zgjojë nga gjumi shqipëtarët, ti këndell, dhe ti drejtojë drejt Sensit të njëjtë. Një aktivist në Prishtinë, një në Tiranë dhe Shkup, kanë mendime të njëjta.

Kurse kundërshtarët e Vetëvendosjes në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, mes vete kanë mospajtime të mëdha. E kuptoni tani ku është problemi ?

Vetëvendosje nuk është subjekt politik i vënë përballë një subjekti tjetër, Ajo është një Frymë autoktone e vendosur përballë agjenturave dhe interesave të vendeve fqinje të veshura me petkun shqiptar, ose diferenca mes atdhetarit dhe tradhëtarëve.


Autor: Ramazan Fetahu
(Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)