Çdo festë ka vlerat në të cilat mbështetet, ndërsa vlerat e Kurban- Bajramit manifestohet në adhurimin e krijuesit fuqiplotë, simbolikën e flijimit e që për mision ka vlerat e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast, nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut por mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë.

Prandaj, më lejoni t’jua uroj festën e Kurban-Bajramit, duke e lutur Allahun për mirëqenie, lumturi dhe shëndet.

Sot një numër i madh i vëllezërve dhe motrave tona nga komuna e Dragashit dhe nga të gjitha trojet tona, u janë bashkangjitur lutjeve të miliona haxhinjve nga e gjithë bota, të cilët e lusin Allahun për mëshirë e falje, ne urojmë që haxhinjtë tanë të kthehen në vendlindje shëndosh e mirë.

Sot në natën e festës së Kurban-Bajramit, thërras të gjithë njerëzit e mirë që të jenë më solidarë dhe më humanë, më bujar e mëshirues, që të ndihmohen jetimët, skamnorët, ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, që sofra e tyre, qoftë edhe vetëm gjatë këtyre ditëve të festës të jetë më e begatë.

Čestitke gradonačelnika Shabana Shabanija povodom praznika Kurban Bajrama.

Svaki praznik ima vrijednosti na kojima počiva, dok se vrijednosti Kurban Bajrama očituju u
poštovanje Svemoćnog Stvaraoca, simbol žrtvovanja a čija je misija vrijednosti, humanosti, solidarnosti, dobročinstva i iznad svega dostignuća pobožnosti, jer čak i prinošenje žrtve koje ovdje dajemo nije samo za prolivanje krvi, već prije svega dostizanje pobožnosti.

Zato dozvolite da vam poželim sretan Kurban Bajram, moleći Allaha za blagostanje, sreću i zdravlje.

Danas se veliki broj naše braće i sestara iz općine Dragaš i iz svih naših krajeva pridružio molitvama miliona hodočasnika iz cijelog svijeta koji mole Allaha za milost i oprost, želimo da se naši hodočasnici vrate zdravo i živo svojoj domovini.

Danas, upči noći praznika Kurban Bajrama, pozivam sve dobre ljude da budu čvršći i humaniji, darežljiviji i saosećljiviji, da pomognu siročadi, potrebitima, onima koji trebaju našu pomoć, da im njihova sofra, pa makar samo tokom ovih blagdana bude bogatija.