Komuna e Dragashit me datë 20 Prill 2021 ka publikuar një njoftim i cili ka të bëjë me furnizimin e shkollave të ulëta dhe të mesme me pajisje sportive njofton televizioni Opoja.

Në ketë tender parashihet të ketë: Tabela ping pongu – 9 copë, Dyshekë gjimnastikorë – 21 copë, 15 topa të futbollit, Kona të gjatë 20 copë, shtaga për Kona 20 copë, Llastik të shkurtë 10 copë, Llastik të gjatë 10 copë, Pengesa “lojtarë” për gjuajtje të lira 3 copë, Xhamadanë 30 copë, Mjete për koordinim 5 copë, Matës të kohës 3 copë, Rrjet për ushtrimin e voleve 1 copë, Shkallë me pengesa 1 copë, si dhe Dorëza për portjerë 2 palë.

Për këtë është planifikuar të shpenzojnë hiq më pak se 7 mijë euro.

Afati i fundit për pranimin e aplikacioneve ( tenderëve ) është data 28 Prill 2021, deri në orën 13:30 kërkohen të paraqiten tek Objekti i komunës Dragash, zyra nr.8

Këtu është njoftimi për shpalljen e ketij tenderi.