Sot për nder të ditës së Pavarësisë, Klubi i Shahut “Sharri” ka organizuar turneun tradicional të shahut “Përvjetori i Pavarësisë”. Në këtë turne, përveç anëtarëve të këtij klubi, morën pjesë edhe një numër i madh shahistësh nga e gjithë Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Në hapjen e këtij turneu ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, drejtoresha e DKRS-së dhe kryetari i shoqatës së afaristëve, për ta bërë këtë turne edhe më madhështor, i pranishëm ishte edhe kampioni i Kosovës në shah Nderim Saraçi.

Në një fjal rasti, organizatorët uruan për festën e pavarësisë e falënderuan të pranishmit që iu përgjigjën ftesës së tyre, ndërsa kryetari i komunës tha se është nder i veçantë për komunën e Dragashit që të mirëpresë lejtar nga të gjitha trevat shqipfolëse, njëherit premtoi mbeshtetje për organizimet e tilla që na bashkojn si shoqëri.

E pikërisht si pasoj e kësaj mbeshtetje Kryetari Xheladini u nderua me një mirënjohje nga ana Federatës së Shahut të Kosovës, hapja zyrtare e turneut u bë nga kryetari i komunës së bashku me kampionin e Kosovës në shah për t’ua lëshuar tabelën garuesve të tjerë, të cilët luajtën nëntë xhiro ndërsa në fund u shpallën fituesit, pesë nga të cilët u shpërblyen nga organizatori.

©TVOPOJA