Nga sot do të nis mësimi online në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se mësimi do të filloj nga ora 11:15, dhe do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.
“Mësimi online do të fillojë të transmetohet nesër me dt.23.03.2020, ditë e hënë, nga ora 11:15, fillimisht me klasën I-rë, dy njësi

mësimore (Gjuhë amtare dhe Matematikë), pastaj vazhdon me klasën II-të, dy njësi mësimore, pastaj me klasën III -të, e kështu me radhë edhe për klasët tjera ”
“Në RTK 1 shkon një herë në ditë me fillim nga ora 11:15, kurse në RTK 4 do të përsëriten videot për atë ditë, dy herë gjatë ditës.”

Kjo masë është ndërmarrë nga MASHTI për shkak të gjendjes me koronavirus në Kosovë, në më mënyrë që nxënësit të mos humbin nga procesi mësimor