Fondacioni Gjerman Friedrich Naumann ka organizuar këtë fundjavë për asambleistët e AKR-së nëpër komuna seminarin “Politikat lokale në epokën dixhitale”.

Seminari synon të avancojë njohuritë dhe praktikën e qeverisjes së mirë në nivel lokal të asambleistëve të AKR-së. Po ashtu, theks i veçantë seminari po i kushton rritjes së transparencës në politikëbërjen lokale, gjithëpërfshirjen dhe llogaridhënien në raport me akterët e përfshirë.

E gjithë politikëbërja vendoset në kontekst të shfrytëzimit maksimal të teknologjisë për ndryshimin e modeleve tradicionale të qeverisjes. Po ashtu, diskutimet dhe ndërveprimi gjatë seminarit trajtojnë rolin e AKR-së në ndërtimin e politikave lokale liberale në epokën dixhitale.

© TVOPOJA