Më 10 dhe 11 Nëntor në Zagreb – Kroaci, u mbajt Kongresi i parë i Diagnostikës ultrasonografike në gjinekologji dhe perinatologji. Në kë këtë Kongres si ligjërues i ftuar e përfaqsova Kosoven. Ligjerata ime u vlerësue shumë nga të pranishmit, ndërsa Doajeni i diagnostikes ultrasonografike në gjinekologji dhe obstetrikë në nivel botëror (ka botuar më shumë se 100 libra në shumë gjuhë të botës), Prof. dr. ASIM KURJAK, pas përfundimit të ligjerstes shprehet, citoj:
Prof. Selamiun e njoh më shumë se 30 vite, ai sot na e prezantoj një ligjeratë e cila mund të mbahet në cilindo vend të botës, dhe me këtë na tregoi se një shtet si Kosova me çfare ka kaluar, bëhet shembull edhe për gjinekologet këtu në Kroaci. Ky vlerësim për mua dhe për shtetin tim ishte shperblimi më i mirë që më është bërë në jetë.
Në këtë Kongres referoi edhe Prof. dr. Ramush Bejiqi, mbi anomalitë e lindura të zemres, i cili punim poashtu u vleresua nga organizatoret e Kongresit. Shkurt thënë ishim pak në nemër por e përfaqësuam në mënyrë dinjitoze Kosovën.