Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se pas verifikimit të pakove me fletvotime të cilat kanë ardhur me post nga diaspora, 647 fletëvotime janë pranuar dhe do të numërohen pas pak, ndërsa 49 fletvotime janë refuzuar.

Këtë deklarat Elezi e bëri para mediave në qendrën e numërimit të rezultateve.

”Deri në përfundimin e afatit 15 ditor, KQZ-ja, ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime, ku pas verifikimit brenda tyre kanë qenë 696 fletëvotime, prej të cilave 647 janë pranuar dhe do të numërohen, ndërsa 49 fletëvotime janë refuzuar.”, ka thënë Elezi.

Ai tha se rezultatet nga ky numërimi do të kuptohen brenda një ore.