Shkruan Hajriz Meleqi

Mundësitë dhe pengesat
Kosova deri tani të gjitha zgjedhjet parlamentare i ka kryar duke aplikuar një qendër zgjedhore. Kjo mënyrë e zgjedhjeve ka prodhuar shumë pengesa të cilat kanë penguar që Kosova të bëhet një shtet ligjor dhe funkcional.

ÇKA I SOLLËN KOSOVËS ZGJEDHJET E ORGANIZUARA NGA NJË QENDËR ZGJEDHORE?

Organit më të lartë të Kosovës-Kuvendit i sollën përsonalitete të njejta, shumica e të cilëve jetojnë në Prishtinë dhe plotësisht të shkëputur nga vendët e tyre të lindjes. Gati të gjithë tanimë janë të shterruar, jo kreativ dhe të papërgjegjshëm. Këtyre më shumë u intreson partia se sa shteti.

Solli në Parlament një diskrapancë të deputetëve për nga numri i votave. Kemi pas të zgjedhur me dhjetra mira zgjedhës dhe të atillë edhe me 100 zgjedhës.

Struktura parlamentare e dalur nga një të vetme qendër zgjedhore solli edhe ministritë jo profesionale sikundër edhe numrin e madh të ministrive.

Një qendër e votimit deri tani nuk ka arritë të krijojë asnjë qeveri stabile.

Një qendër e votimit nuk arriti të krijojë një parlament të përgjegjëshëm, sëpse mbetën jashtë tij intelektualët dhe më meritorët.

KU QËNDRON RËNDËSIA E REFORMËS ZGJEDHORE?

Reforma zgjedhore me shumçka mundl të ndryshojë, por më e rëndësishmja është që Kosova të këtë 6 zona zgjedhore: zonat zgjedhore duhet të janë qendrat regjionale të Kosovës: Prishtina, Mitrovica, Gjilani, Ferizaj, Prizreni, Gjakova dhe Peja.

Varësisht numrit të votuesve nga 100 vende në Parlament t’u ndahet numri i mandatëve qendrave zgjedhore.
Qendrat zgjedhore të bëjnë ndarjen e mandatëve nëpër komuna sërish varësisht numrit të zgjedhësve.
Kjo mënyrë zgjedhore do të prek çdo komunë dhe cep të Kosovës.
Në këtë mënyrë në parlament do vijnë personalitete nga e gjithe Kosova, deputet gati me vota të barabarta, deputet që i çmon rrethi, deputet shumë më cilësor dhe kreativ.
Kur kjo arrihet atëherë do të kemi parlament funkcional, qeveri të vogël, funkcionale dhe stabile, gjykata dhe prokurori të pavarura.

Një palament i këtillë do të bënte edhe ndryshime kushtetuese. Do të largonte padrejtësinë që nuk e ka asnjë vend i botës- diskriminimin pozitiv të minoriteti serb dhe minoriteteve do t’u garantonte vetë 5% e përfaqësimit.
Një palament i tillë do ta qonte përpara zhvillimin shoqëroro-ekonomik dhe do të ndikonte që udhëheqësit më të lartë t’i përgjigjën Kuvendit si organi më i lartë i shtetit.

A KA GJASA TË ARRIHET KJO?

Fatkeqësishtë sipas rrethanave të krijuara në Kosovë, reforma zgjedhore edhe për një kohë të gjatë nuk do të ndodh. E vetmja mundësi është nëse vendet tona aleate këtë e kërkojnë me ngulm.

Zgjedhjet me disa qendra zgjedhore, deri tani nuk i ka preferuar asnjë lider i subjekteve politike dhe as që shihet të ata ndonjë iniciativë. Si duket ata janë të kënaqur me gjendjen anarkike të krijuar ku nuk po kuptohet kush po paguan dhe kush po han. Ata nuk janë të sigurtë për vendet e tyre po të ndrrohej struktura parlamentare.

Arësyeja e dytë pse nuk do të këtë reformë zgjedhore edhe për një kohë të gjatë dhe të paparashikueshme është se gati të gjitha zgjedhjet që po bëhën në Kosovë, po janë të parakohëshme dhe të jashtëzakonshme, prandaj nuk po mbetët hapësirë kohore për reformën zgjedhore.

Mendimi im është se Kosova po vazhdoi kështu, do të mbetët shumë larg një shteti demokratik, funkcional dhe ligjor, do të mbetët një vend pa përspektivë.

14 nëntor 2018