Nga Fatmir Halili

Sistemi ynë zgjedhor impononë bashkëpunimin politikë midis partive politike. Është gati 100 % e pamundur që një parti e vetme të qeveris me institucionet shtetërore.
Andaj, ata që nuk janë të gatshëm për kompromise politike, kanë probleme me njohjen e sistemit shoqëroro-politkë të instaluar në vendin tonë.

Qasja politike për të stigmatizuar të gjithë, duke përdorur gjuhë jopolitike, të urrejtjes, shpifjeve të pabaza, fyerjeve, etj, dëmton bashkëpunimin dhe mundësinë për qeverisje të përbashkët.

– Qasja e këtillë, ka sjellë probleme dhe munges të bashkëpunimit në qeverisjen e Prishtinës, me ndryshimin e pushtetit në vitin 2013. Qasje e cila ka ndryshuar më vonë.

– Qasja e këtillë, ka sjellë probleme dhe mungesë bashkëpunimi në pushtetin lokal në Prizren.

– Qasja e këtillë, ka sjellë probleme dhe rënjen e qverisë në pushtetin qendrorë.

Arroganca politike dhe mosbashkëpunimi kanë bërë të ngelet pa partnerë PDK në vitin 2014. Arroganca dhe sjelljet jopolitike janë shkaktarë për rënjen e qeverisë Kurti.

Këto sjellje domosdo duhet ndryshuar, Kosova ka nevojë për bashkëpunim politikë, në veçanti kundrejtë dialogut me serbinë, dhe çështjeve tjera substanciale që kanë të bëjnë me shtetësinë.
Kosova ka nevojë për konkurencë politike të ideve dhe projekteve zhvillimore, të cilat fatkeqësisht kanë humbur primatin kundrejtë gjuhës së ashpër të sharjeve, fyerjeve dhe gjuhës jopolitike.

Veprimataria politike bëhet për marrje të pushtetit, dhe kjo është krejtësisht normale. Por, kur veprimet dhe gjuha politike i tejkalojnë kufijtë e normales, nxisin urrejtëje dhe përplasje që nuk përkojnë me rregullat e demokracisë, atëher kemi të bëjmë me veprimtari jopolitike. Prandaj, këto sjellje dëmtojnë demokracinë dhe nuk duhet të gjejnë përkrahje në asnjë formë.