Shkruan Muharrem Qafleshi
Një pjesë e të ashtuquajturës “Ajkë” e biznesit në trojet tona, nuk është gjë tjetër, përpos një konglomerat politik që pasurinë e kanë bërë më paratë e taksa paguesve nëpërmjet tenderave dhe formave të tilla!
Marrin tendere me kosto financiare të majmë, punët i bëjnë pali-vali, të cilën pas disa viteve duhet edhe një herë të hapet tendër i ri, për të njëjtën projekt, shembull më të mirë e kemi projektin dhe tenderin e parkut të fshatit Bellobard dhe stadiumin e qytezës së Dragashit e shumë e shumë si këto.
Parku i fshatit Bellobard tek “xhamia e fshati” sipas një tendër komunal, kinse u realizuan punimet sipas kritereve të tenderit, në saje të saj u bë edhe pranimi i punimeve, por ama asnjë herë ky park nuk që funksional, tani në mbledhjen e fshatit më strukturat politike komunale dhe përfaqësuesin e KDI-së, prapë u kërkua që mjetet e ndara për investime kapitale për këtë fshat të destinohen për rregullimin e parkut.
Edhe sa herë do të tenderohet për këtë park deri sa të rregullohet sipas parametrave dhe kritereve të kërkuar në tendër.
Këtë fat do të këtë edhe stadiumi i qytezës së Dragashit, pas dy apo tri vite prapë do të ndahen mjete për tendër për rregullimin e stadiumit.
Ose shpallet tendër për vendosjen e pengesa të gomës në rrugën magjistrale në fshatin Bellobard.
Arsyeje se rruga nuk ka trotuare për këmbësor dhe se nxënësit e shkollës fillore “Sezai Surroi” janë të rrezikuar nga shpejtësia e pa kontrolluar e disa vozitëseve të pandërgjegjshëm/
Merret tendri, dhe punëmarrësi nuk e realizon tendën me një arsyetim banal se inspektori i drejtorisë rrugore nuk po e lejon në gjë të tillë!
Parashtrohet pyetja pse u lejohet një gjë e tillë në hyrje të Prizren dhe në disa rrugë brenda në qytet dhe në këtë fshat nuk lejohet?
Përgjigjja sipas disa banorëve të fshatit lidhet me inspektorin e kësaj drejtorie, i cili nuk e lejon një gjë të tillë ngase familja e tij posedon një ndërmarrje transportuese, ku autobusët e familjarëve të tij, qarkullojnë për çdo ditë pikërisht përmes kësaj rruge, dhe për të mos i dëmtuar autobusët e tij këtë gjë nuk e lejon.
Por banorët janë të vendosur se nëse nuk realizohet ky tendër, që ti vendosin vetë!
Pse mor jahu nuk rregullohet mbikëqyret dhe pranohet sipas kritereve të paraparë në tendër.