Neser Myrtezani nënkryetari i degës së LDK-së në Dragash si dhe delegatë i këtij subjekti në Kuvendin komunal në Dragash ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook ndaj asambleistit Laurat Krasniqit të Lëvizjes Vetëvendosje dega në Sharr raporton televizioni Opoja.

Ai në postimin e tija ka këshilluar asambleistin Krasniqi që të merret më shumë me punët e subjektit të cilin ai e përfaqëson se sa për çeshtje të LDK-së sipas Naserit ka kush të merret.

Ky është postimi i plotë nga Naser Myrtezani.

Të dashur miq:
Ditëve të fundit,delegati nga Vetëvendosje,është marr kryesisht me sulme ndaj neve,Lidhjes Demokratike të Kosovës,ku edhe sot në mëngjes paska shkruar në lidhje me LDK,andaj unë si njëri nga nënkryetarët e degës së Ldk dhe si delegat i kësaj partie,i drejtohem me këtë postim.Që ai mos të merret me neve,por ti shiqoj punët e veta dhe të partis së tij,sepse ka kush merret me punët e partis sonë.Ai mjaftueshëm është zhgarravitur në partin e tij që të jetë kandidat,por nuk është marr askush me të dhe në fund u vetëshpall kandidat për asamble komunale.Sa i përket profës i them që mos të merret as me të,se ai ka qenë,është dhe do të jetë në Ldk.Andaj i them që ti ruaj raportet me Ldk,se ne jemi parti opozitare.Dhe kryetari i komunës kësaj here kalon nga zyrat e Ldk.Me respekt Naseri!