Sot do të zhvillohet mbledhja e përbashkët midis dy qeverive të Kosovë dhe e asaj Shqipërisë, në Tiranë.

Kabineti qeveritar sot në mëngjes ka marrë rrugën për atje, transmeton televizioni Opoja.

Me të arritur në Tiranë, Qeveria e Hotit është pritur me një atmosferë të ngrohë.

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se janë pritur me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Tirana sot e mbushur me flamurë 🇽🇰 dhe 🇦🇱.

O’ sa mirë me qenë shqiptar!”, shkroi ai.