Edhe Shkëmb Manaj ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook ndaj vendimit të PZAP-IT për anulimin e votave të ardhura me post për kandidatët në komunën e Dragashit.

Vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Shteti ynë i ka mekanizmat ligjorë dhe kushtetues për të verifikuar nëse votat e mërgates për kryetar të Komunës së Dragashit, janë vullnet i shprehur i qytetarëve.

PZAP nuk ka pasur asnjë dëshmi të ndonjë qytetari të Komunës së Dragashit që jeton në mërgatë i cili ka dëshmuar që përkundër asaj që ai nuk ka votuar-vota e tij është regjistruar si e rregullt, prandaj, vendimi i saj, është i pabazuar, dhe si i tillë e ka deformuar një proces të rregullt zgjedhor.

Gjykata Supreme duhet ta vendos drejtësinë e bazuar në fakte. Vota e lirë duhet të mbrohet.
Bexhet Xheladini është kryetar Komune i zgjedhur me votën e qytetarëve të Dragashit. Kjo është e vërteta!