Pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme me rend dite shkarkimin e kryesuesit të asamblesë dhe zgjedhjen e kryesuesit të ri, Filiz Mustafa në emër të LVV Qendra Sharr doli me një reagim me shpifje, trillime dhe insinuata.
Ia rikujtojmë zotërisë në fjalë se partia të cilës ai i përket gjegjësishtë Qeveria Kurti, në kabinetin e saj qeverisës ka tre zyrtarë të partisë JGP, parti për të cilën ai në nivel lokal e fajëson LDK-në për bashkëqeverisje.

Zyrtarët e kësaj partie në qeverinë Kurti janë:
1. Enes Gorani- zv/Ministër i Tregtisë dhe Industrisë;
2. Edison Beqiri- Këshilltar i Kryeministrit Kurti;
3. Almira Bajrami- Këshilltare në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Gjithashtu, të njëjtit ia rikujtojmë se vota e deputetit të JGP Adem Hoxha ka qenë vendimtare për zgjedhjen e presidentes znj. Vjosa Osmani( propozim i juaji poashtu).

Ndërsa sa i përket nënkryetarit për komunitete zt. Fejsal Halilovic, mandatin e kaluar qeverisës(2017-2021) ka qenë po ashtu Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Inspekcion.
Nënkryetari për komunitete në akademinë solemne kushtuar përvjetorit të pavarësisë së Kosovës nga foltorja e kuvendit uroi të gjithë qytetarët e komunës ” Urime dita e pavarësisë së Republikës së Kosovës”. Po ashtu, i njëjti mori pjesë edhe në homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Kryesuesi aktual i kuvendit i cili i takon subjektit LVV është zgjedhur edhe nga votat e subjektit JGP, saktësishtë nga vota e nënkryetarit i cili ishte asambleist.

Një gjë duhet ditur, nuk ka fuqi tjetër veç Zotit që mund ta ndalojë mirëqeverisjen në komunën e Dragashit, e aq më pak subjekti LVV- Qendra Sharr.