Pas një takimi me akteret nga ministrië e linjës dhe rekomandimeve të Intitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë u vendos që qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare të mos vetizolohen.

Këtë e bëri të ditur Drejtor i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu, njofton Klan Kosova

“Qytetarët të cilët hyjnë në RKS nuk obligohen për vetizolim përveç në rastet kur profesionistet shëndetësorë në pika kufitare rekomandojnë ndryshe, në raste të veçanta (kur qytetarët manifestojnë shenja të sëmundjes COVID-19 udhëzohen për trajtim spitalor respektivisht vetizolim shtëpiak), thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

⚪ Pas takimit më akteret nga ministritë e linjës dhe rekomandimit të IKSHPK-së, me lejoni te ju njoftojmë se qytetaret te cilët hyjnë ne Republikën e Kosovës përmes pikave kufitare, u nënshtrohen kontrolleve mjekësore respektivisht intervistimeve anamnestike nga personeli shëndetësorë i KPSh/ QKMF!
Qytetaret te cilët hyjnë ne RKS nuk obligohen për vetizolim përveç ne rastet kur profesionistet shëndetësorë ne pika kufitare rekomandojnë ndryshe, ne raste te veçanta (kur qytetaret manifestojnë shenja te sëmundjes COVID 19 udhëzohen për trajtim spitalor respektivisht vetizolim shtëpiak)!