QKMF “Adem Berisha” shënon Muajin Rozë: Edukimi dhe zbulimi i hershëm, armët kryesore kundër kancerit të gjirit

Lajme nga Opoja, Shëndetësi9 hours ago59 shikime

Dje, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Berisha” në Dragash, është zhvilluar një aktivitet edukativo-shëndetësor në kuadër të Muajit Rozë, fushatës për ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit.

Përmes një ligjërate informuese, profesionistët shëndetësorë kanë trajtuar tema thelbësore të edukimit shëndetësor, duke theksuar rëndësinë e njohjes së faktorëve të rrezikut dhe identifikimit të hershëm të ndryshimeve në gji. Fokus i veçantë i është kushtuar zbulimit të hershëm të sëmundjes, si hapi më i rëndësishëm për një trajtim të suksesshëm.

Gjatë aktivitetit, stafi mjekësor ka udhëzuar gratë dhe vajzat për domosdoshmërinë e kontrolleve të rregullta dhe kryerjes së mamografisë. Këto ekzaminime u rekomanduan të bëhen në përputhje me moshën, shkallën e rrezikut individual dhe udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ky organizim reflekton angazhimin e vazhdueshëm të QKMF-së në Dragash për promovimin e shëndetit të grave, rritjen e vetëdijesimit në komunitet dhe nxitjen e kulturës së kujdesit të vazhdueshëm parandalues.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...