Qeveria e Albin Kurtit hyri në histori që në ditën e parë të punës

Aktuale5 vite më parë16 shikime

Gratë që janë vendosur në pozita drejtuese pas konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës kanë marrë vëmendjen shkruan sot televizioni Opoja.

Çështja e përfaqësimit gjinor që dikur ishte problem, nuk përbën diçka të tillë tash në Qeverinë që drejton Albin Kurti.

Janë pesë ministre të emëruara në Qeverinë e re që tejkalojnë pragun e përfaqësimit gjinor të Kuvendit të Kosovës (30 përqind) me 33.33 përqind.

Hykmete Bajrami – Ministre e Arsimit, Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë, Rozeta Hajdari -Ministre e Ekonomisë dhe Emilia Rexhepi – Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal përbëjnë përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes së grave në Qeveri në krahasim me qeveritë e tjera prej shpalljes së pavarësisë, ndonëse tash numri i ministrive për dallim nga herët tjera është më i vogli, 15 sish.

Ekzekutivi i kaluar që e drejtonte Ramush Haradinaj – në ditën e votimit – në përbërje kishte vetëm dy gra, Dhurata Hoxhën – Ministre e Integrimeve, dhe Albena Reshitajn si Ministre të Mjedisit.

Në kabinetin qeveritar me 21 ministra, Hoxha dhe Reshitaj përbënin vetëm 9.5 përqind të përfaqësimit të grave në institucionin e Qeverisë.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...