Mësimi gjatë gjithë jetës, një domosdoshmëri për krijimin e një shoqërie të dijes.

Q. R. Avoko, së bashku me DKA dhe DKRS në Dragash, ishte pjesë e Konferencës dhe Panairit mbi “Promovimin e mësimit gjatë gjithë jetës” në Prishtinë.

Në këtë panair Q. R. Avoko në bashkëpunim me DKA dhe DKRS, përgjatë Panairit promovuan punën e bërë e aktivitetet e realizuara, si dhe i dhanë një shtysë turizmit në Komunën tonë përmes shpërndarjes së materialit të turizmit dhe diskutimit në lidhje me të, ku kishte një interesim tejet të lartë nga ana e vizitorëve e institucioneve tjera. Dy paneliste nga ana e Qendrës Rinore Avoko vazhdimisht prezantuan punën e bërë dhe promovuan turizmin në Komunën tonë.

Në panair morrën pjesë: organizata shtetërore të arsimit profesional dhe arsimit për të rritur, ofrues privat të trajnimeve, OJQ, shoqata të ndryshme që merren me edukim, sidhe Universitete shtetërore e private të Republikës së Kosovës.

Në panelin drejtues të Konferencës morrën pjesë Zëvëndësministra nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, përfaqësues të lartë të këtyre dy ministrive, të Agjensionit të Punësimit e shumë organizatave tjera.
Panairi do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, ku pritet të jetë një interesim i lartë nga vizitorët