Shefqet Krasniqi: 50 herë kam thënë se lufta në Siri nuk është ‘farz’ për kosovarët

Islame6 vite më parë30 shikime

Ish imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka thënë se me dhjetëra herë ka bërë thirrje që qytetarët nga Kosova të mos e marrin udhën drejt luftës së Sirisë.

“Sikur të mos kisha bërë mjaftueshëm unë, hoxhallarët dhe Bashkësia Islame e Kosovës do të mbeteshin xhamitë e zbrazëta, duke shkuar njerëzit në Siri”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.

“A din sa njeriun e kam ndalë mos të shkojë. Këto shteti nuk i dinë. Vetëm sikur të kollitesha një aeroplan do ta mbushja.Ata që kanë shkuar në Siri kanë qenë problem shqetësues sidomos për ne, para kujtdo tjetër. Kam qenë prej të parëve që kam thënë, mos shkoni në Siri sepse lufta në Siri nuk është ‘farz’ për kosovarët. E kam thënë 10-15-50 herë”.

Krasniqi ka thënë se shkuarja drejt Sirisë ka qenë një problem i madh por që edhe qasja e institucioneve nuk ka qenë e duhura për ta parandaluar atë./Klan Kosova/

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...