Një grup i profesorëve universitarë të cilët janë me prejardhje nga treva e Opojës,  komuna e Dragashit, kohën e fundit kanë sjellë botimin e librit të Fizikës për nivelet e shkollave të meseme te ulëta dhe të larta në Republikën e Kosovës. 

Ne si redaksi e televizionit Opoja kemi arritur që të bashkëbisedojm me njërin nga tre autorët e ketyre botimeve.

Fjala është për profesorë Gazmend Nafezi nga fshati Kuk në komunën e Dragashit.

Në një bashkëbisedim me të ai shprehet i lumtur për keto botime që i kanë sjellë për nxënësit dhe mësimdhënësit e Republikës së Kosovës.

Më poshtë ju përcjellim të plotë intervistën e realizuar me të.

Sa botim të librave shkollor i keni sjellë dhe për cilat gjenerata ju përkasin ato botime?

Ne kemi aplikuar per te gjitha nivelet ne konkurset per tekstet shkollore te shpallura nga MASHT, nga klasa e 6 deri ne te 12-ten, nga MASHT deri me tani kemi te lejuara per botim tekstet e fizikes per klasen e 6, klasen e 8, klasen e 10 – gjimnazi shoqeror dhe klasen e 11 – gjimnazi shoqeror

Botimet e publikuar a janë individuale apo keni pasur bashkëpunëtorë .

Ne te gjitha librat deri me tani kemi qene i njejti grup punues, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, Prof. Asoc. Dr. Meleq Bahtijari dhe Prof. Ass. Dr. Gazmend Nafezi, ndersa ne librat per mesues kemi pasur edhe bashkepunetore te tjere

Nese keni pasur bashkëpunëtorë në ketë botime mund të na tregon për  aftësitë profesionale të tyre?

Bashkeautoret jane profesore te njohur te Universitetit te Prishtines dhe me eksperience te gjate edhe ne perpilimin e teksteve shkollore, Prof. Zahadin Shemsidini ka mbi 30 vjet pervoje ne perpilimin e teksteve shkollore dhe mbi 40 vite pune akademike, po ashtu Prof. Meleq Bahtijari ka nje pervoje te gjate pune ne haritmin e teksteve shkollore dhe ne karrieren akademike

A keni pasur mbështetjen nga ndonjë Institucion vendorë apo edhe nga ndonjë Organizat ndërkombëtare për botimin e ketyre teksteve shkollor ?

Jo nuk ka pasur ndonje mbeshtetje, duke pasur parasysh se puna me tekste nuk eshte pune primare, ajo kerkon teper kohe, eshte dashur te punohet deri ne ore te vona dhe po ashtu edhe vikendeve, ne rast te mosaprovimit te teksteve, e gjithe puna dhe koha e harxhuar shkon huq, nuk ka asnje kompensim nga askush

Me cilen shtëpi botuese keni bashkëpunuar dhe se a keni pasur ndonjë promovim të veçantë në lidhje me keto botime ?

Ne bashkepunojme me shtepine botuese Albas, te gjitha librat te cilet jane te lejuar per perdorim nga nxenesit dhe mesimdhenesit, u dergohen arsimtareve ne menyre qe ata te percaktohen per tekstin qe do te perdorin ne punen e tyre me nxenes, shtepite botuese bejne promovimin ne faqet e tyre zyrtare

Si dhe ku mund të i marrin keto botime nxënësit dhe mësimdhënësit e interesuar? 

Sa i perket librave per shkolla te mesme te uleta, ne baze te kerkeses nga na e DKA-ve, ato ju dergon MASHT te gjithe nxenesve neper shkolla, ndersa librat e shkollave te mesme te larta ndodhen neper librari ne te gjitha qytetet dhe komunat

Sa ka zgjatur procedura e vlerësimit të botimit nga komisioni i MASHT-it?

Per shkak te nderrimeve te shpeshta te qeverive ne tri vitet e fundit, procesi i perzgjedhjes se teksteve dhe deri tek botimi ka qene me dy vite vonese, megjithate ka akoma libra qe mbi nje vit jane dorezuar dhe akoma nuk ka filluar procesi i vleresimit

Nga ana e komisionit për vlerësim të cilet funksionojë në kuadër të MAShT-it a jeni të kënaqur me vlerësimit e tyre?

Procesi i vleresimit ka pasur shume parregullsi, ne shume raste nuk eshte respektuar as udhezimi administrative per sa i perket perzgjedhjes se recenzenteve dhe procesit te vleresimit, recnezentet jane vendosur me ndikimie nga shtepi te caktuara boutese, pastaj ata nuk kane vleresuar ne menyre te pavarur dhe objektive, kjo ka bere qe ne si autore dhe shume autore te tjere te demtohemi me moslejim per botim te mbi gjysmes se teksteve

A keni pasur ndonjë mbështetje materiale apo edhe profesionale nga stafi i MASHT-it?

MASHT paguan shtepite boutese per tekstet e lejuara per botim, autoret ne marreveshje me shtepite botuese marrin kompensimin e tyre, MASHT nuk ka ndonje mbeshtetje direkte per autoret

A keni në plan për të vazhduar me botime të reja?

Procesi i nderrimit te teksteve eshte ne fazen e fundit, ne kete vit pritet vleresimi i teksteve per klaset e 4 dhe 9, ne kemi aplikuar po ashtu per fiziken e klases se 9, ku presim qe te kemi nje vleresim pozitiv dhe objektiv

Një mesazh për fund për të gjithë dashamirësit e botimeve të juaja?

Deshirojme qe nxenesit dhe mesimdhenesit te kene librat me te mira ne duarte e tyre, ne shume raste kjo u eshte pamundesuar, per shkak se mesimdhenesit kane kerkuar libra te tjere ndersa disa drejtore te shkollave dhe DKA-ve te ndikuar nga shtepi te caktuara botuese apo persona te caktuar ju kane sjelle libra te tjere, mesazhi yne eshte qe mesimdhenesit te zgjedhin tekstet me te mira, pa ndikim nga askush, dhe te pranojne vetem ato tekste qe ata kane perzgjedhur dhe kerkuar