Aktivitetet e policisë ne rajonin e Prizrenit gjate vikendit
Prizren, 14 shkurt 2022
Më datat 11-13 shkurt 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Anti-Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVU-it, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave Anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR ne Prizren. Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 124 gjoba personave fizik, janë dhen 84 vërejtje si dhe për mos respektim te orarit te punesë është shqiptuar 1 gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.

Jo vetëm për masat Anti-Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 743 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 7 patentë shofer.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi.