Komuna e Dragashit, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport po vazhdon të renovojë objektet kulturore në Komunën e Dragashit, përveç pastrimit të hapësirës, në të gjitha këto objekte po bëhet funksionalizimi i tyre si dhe riparimi i tyre në bazë të nevojës.
Kjo nismë cilësohet si një nisme tejet pozitive duke ditur edhe rendesin dhe historin e këtyre objekte, pjesa me e madhe e të cilave janë të regjistruara edhe në UNESCO, ku vlen të permendim Xhamin e Mlikës, Namazgjahun në Buzez dhe Tyrben e Pllaves të cilat jan të ndertuara rreth pesë shekujve më parë.
Si pjes e kësaj inciative janë duke u renovuar këto objekte të trashëgimisë kulturore:
1. Namazgjahu në Buzez,
2. Valavica në Bellobrad,
3. Tyrbja në Pllavë,
4. Mulliri i vjetër në Dragash,
5. Tyrbja në Dragash,
6. Xhamia në Mlik,
7. Tyrbja në Restelicë.
©TVOPOJA