Personalitete të profileve të ndryshme nga Komuna e Dragashit sot u emëruan si Ambasador të paqes nga Federata Universale e Paqes (FPU),

Kjo federat është një rrjet ndërkombëtar qe përfshin përfaqësues nga feja, qeveria, shoqëria civile dhe sektori privat, dhe është e përkushtuar per arritjen e paqes në botë.

Para të pranishmëve në sallën e asambles komunale kryetari i komunës z. Bexhet Xheladini tha se ndihet i nderuar që është në mesin e personaliteteve të cilët gjatë punës së tyre kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, poashtu falënderon e uron ata për emërimin me ketë titull.

Ndersa znj. Ejona Icka, sekretare e kësaj federate në Kosovë, prezentoi më detaisht punën dhe aktivitet e tyre, duke i lavdëruar e uruar personalitet e pranishëm në sallë.

Me titullin “Ambasador i Paqes” për angazhim e tyre në fusha të ndryshme u emëruan:

Kryetari i komunës z. Bexhet Xheladini, kryetari i kaluar z. Shaban Shabani, Prof. Dr. Selami Sylejmani, znj. Luljeta Kryeziu, Prof. Bejtullah Rakipi, znj. Lindita Piraj, z.Burim Piraj.

Poashtu edhe deputetja e kuvendit të Kosovës znj. Duda Balje, Prof. Ismail Abazi, znj. Alltane Tershnjaku dhe Dr. Bislim Sadiku, por keta të fundit për arsye të ndryshme nuk mund të ishin prezent në këtë takim.

TVOPOJA