Duke u bazuar në marrëveshjen e arritur në mes të komunës së Dragashit dhe ndërmarrjes “Ekoregjioni” sot filluan me larjen e rrugëve, trotuareve dhe shesheve në qytetin e Dragashit. Komuna e Dragashit është e përkushtuar për një ambient të pastër për të gjithë qytetarët njofton TV OPOJA.